Pyetje: “Pse duhet të adhuroj unë një Perëndi që lejon përdhunimin e një fëmije?”
Përgjigjia jonë: Unë kam një të person shumë të afërm që e kanë përdhunuar kur ishte fëmijë.
Më besoni… Unë jam në dijeni të plotë me të gjitha mënyrat se si i dëmton njerëzit abuzimi seksual. E kuptoj shumë mirë zemërimin tuaj për këtë çështje.
Megjithatë, nuk është faji i Perëndisë që njerëzit e shtrembërojnë të mirën që ka krijuar Ai dhe e keqpërdorin. Nuk është faji i Tij që baballarët ngacmojnë seksualisht vajzat e tyre dhe që nënat abuzojnë me fjalë bijtë e tyre.
Ne qeniet njerëore jemi shumë të lira të bëjmë atë që zgjedhim vetë të bëjmë.
Si duhet të ndihemi për faktin se Perëndia nuk i ndalon njerëzit e tjerë që të na bëjnë keq?
Si duhet të ndihemi për faktin se Perëndia nuk na ndalon nga të bërit keq njerëzve të tjerë?
Ne mund të duam që Perëndia të vendosë disa kufij, përtej të cilvëve njerëzit do të dënoheshin. Ne mund të sugjerojmë që Perëndia të vrasë këdo që ngacmon një fëmijë.
Mirë atëherë, po ata producentët e pornografisë me fëmijët të cilët mund të kenë ndihmuar në motivimin e këtij njeriu për të ngacmuar një fëmijë? A do të ishte e drejtë nëse Perëndia i vret edhe ata ndoshta?
Ok, çfarë duhet të bëjë Perëndia me, le të themi, njerëzit që abuzojnë me fjalë?
Fjalët lëndojnë thellë. Nëse pyet një dhomë plot me këshilltarë se çfarë i dëmton më shumë njerëzit, përfshirë të gjitha- abuzim verbal ose seksual- vë bast se shumica e tyre do të thonë se abuzimi verbal shkakton një dëm më të madh. Dhe ky lloj abuzimi është i vazhdueshëm.
A duhet që Perëndia të mbyllë gojët tona kur jemi gati për të thënë diçka të dëmshme?
Supozojmë sikur bota të funksiononte kështu. Si do të ishte?
A nuk do të vlonin qeniet njerëzore nga zemërimi për shkak se nuk na lejohet kurrë të themi çfarë mendojmë me të vërtetë? A nuk do ta dinim ne thellë në shpirt se të tjerëve nuk u intereson vërtetë për ne, por thjesht thonë gjëra të mira që të mos vriten nga rrufeja e egër e Perëndisë? A nuk do të ishte bota edhe më e vetmuar sesa është tani?
Mua më duket shumë e qartë se ne bëjmë ato gjëra që zgjedhim të bëjmë. Dhe nuk e kuptoj se si mund të zemërohemi me Perëndinë se na lë ta bëjmë këtë.
Gjithsesi, Perëndia nuk ka ndenjur në heshtje. Perëndia na tregon se si t’i jetojmë jetët tona më së miri.
A nuk është e vërtetë se nëse të gjithë do të zbatonin 10 Urdhërimet, asnjë fëmijë nuk do të përdhunohej e as ngacmohej ndonjëherë?
A nuk është e vërtetë se nëse të gjithë do të zbatonin 10 Urdhërimet, nuk do të vidhej kurrë asgjë, asnjë bashkëshort/e nuk do të tradhëtohej ndonjëherë, askujt nuk do t’i vritej ndonjëherë biri apo bija?
Në vend që të na kontrollojë, Perëndia na jep liri. Perëndia nuk ndërhyn në zgjedhjet e askujt. Në vend të kësaj, Ai na siguron se të gjithë do të përgjigjen një ditë për ato që kanë bërë dhe se drejtësia do të vihet në vend. Gjykimi do të bazohet në udhëzimet e dhëna.
Problemi është se nuk është e mjaftueshme që na është treguar si të jetojmë mirë. Këtë e thotë edhe Perëndia.
Nuk është e mjaftueshme që na është dhënë një manual përdorimi, siç është Bibla. Për një ngacmues fëmijësh nuk është gjë e re t’i thuash se ngacmimi i fëmijëve është diçka e gabuar. Perëndia thotë se ne kemi nevojë për diçka më të thellë. Udhërrëfim të brendshëm, po. Por edhe më shumë. Fuqi të brendshme për të dashur të bëjmë atë që është e drejtë. Kjo është ajo që Perëndia mund të sigurojë.
Ja çfarë thotë Perëndia se mund të jetë e vërtetë për ne, nëse zgjedhim të varemi në Perëndinë:
“Por në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju”1
Perëndia ofrohet të jetojë në ne. Jezusi tha, “… unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.”2 Jo jetë pa telashe. Por jetë që kanë një motivim të brendshëm për të bërë atë që është e drejtë dhe për të kënaqur Perëndinë, të Cilin e njohim. Perëndia na ofron një marrëdhënie me Të, një marrëdhënie e cila në mënyrë unike u sjell qëndrueshmëri dhe paqe jetëve tona.
Perëndia po na kërkon që ta jetojmë jetën me Të. Ta njohim Atë. Të ndryshohemi nga një vetëdije e dashurisë së Tij për ne. Dhe si një mik i çmuar, të këshillohemi e të ndikohemi prej Tij.
► | Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë |
► | Kam një pyetje... |
Refenca: (1) Letra e apostullit Pal drejtuar Romakëve, 8:11 (2) Ungjilli sipas Gjonit, 10:10