Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Pse dishepujt e Jezusit nuk pranuan të heshtnin?

Të dëshmonin për Jezusin do të thoshte që dishepujt të rrezikonin të torturoheshin, madje edhe të vriteshin. Pse nuk heshtën ata?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Secili prej 12 apostujve la familjen dhe punën, shpesh për të udhëtuar i vetëm nëpër vende të largëta, duke shpallur se Jezusi vdiq dhe u ngrit prej së vdekurish. Për shkak se shpallnin ringjalljen e Jezusit, ata u rrahën, u burgosën dhe shumë prej tyre u vranë në mënyra të tmerrshme.

DYMBËDHJETË APOSTUJT:
1. Andrea – i kryqëzuar
2. Bartolomeu – i rrahur pastaj kryqëzuar
3. Jakobi, biri i Alfeut – i vrarë me gurë
4. Jakobi, biri i Zebedeut – prerë koka me shpatë
5. Gjoni – i syrgjynosur për shkak të besimit të tij;
     vdiq në moshë të thyer
6. Juda (jo Iskarioti) – i vrarë me gurë
7. Mateu – i vrarë me shigjetë
8. Pjetri – i kryqëzuar
9. Filipi – i kryqëzuar
10. Simoni – i kryqëzuar
11. Thomai – i vrarë me shjigjetë
12. Matia – i vrarë me gurë
(burimi: Libri i Martirëve nga Fox)

A kishin ata ndonjë bazë pse ta deklaronin këtë? Po. Është e padiskutueshme se tri ditë pas kryqëzimit të Jezusit, varri i Tij ishte bosh, pikërisht siç kishte parathënë Jezusi. Kundërshtia qëndron në faktin se ç’u bë trupi? Disa thonë se dishepujt e Jezusit e vodhën atë dhe sajuan një histori se gjoja Ai u ngrit prej së vdekurish. Gjithsesi, nëse dishepujt e sajuan gjithë këtë, ata të gjithë lejuan që të ekzekutoheshin, për diçka që e dinin se ishte gënjeshtër. Kjo nuk ka kuptim. A do të vdisje për diçka që e di se është gënjeshtër?

Ato që kanë kuptim janë faktet historike. Jezusi ishte poshtëruar, rrahur, fshikulluar me kamxhik dhe gozhduar në kryq ku vdiq përpara syve të publikut. Ata ngulën një heshtë në brinjën e Tij thjesht që të siguroheshin se Ai kishte vdekur. Ai u varros në një varr në shkëmb, në të cilin u vunë roje romake për ta ruajtur, të caktuar nga krerët fetarë të cilët kishin frikë se mos bëheshin përpjekje për ta vjedhur trupin. Por në ditën e tretë, rojet ia kishin mbathur, varri ishte i hapur dhe e vetmja provë e mbetur ishin rrobat bosh të varrimit brenda në varr.

Që prej asaj dite, dishepujt thonin se e kishin parë Jezusin të gjallë fizikisht shumë herë. E njëjta gjë u kishte ndodhur edhe qindra të tjerëve. Ata patën biseda të gjata me Të, të gjitha këto pasi kishin qenë dëshmitarë të vdekjes së Tij nga të rrahurat, kryqëzimi dhe tejshpimi me heshtë. Kur u urdhëruan që të mos flisnin për ringjalljen e Jezusit, ata u përgjigjën, “Ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë e dëgjuar!”

Këta dishepuj rrezikuan jetët e tyre për të folur rreth asaj për të cilën nuk kishin asnjë dyshim, për faktin se Jezusi ishte ngritur prej së vdekurish, duke e provuar kështu se Ai ishte gjithçka që kishte pretenduar të ishte…Biri i Perëndisë.

Si mendoni ju? Ka shumë mundësi që ju kurrë nuk do të ekzekutoheni për besimin tuaj në Jezusin siç ndodhi me dishepujt e parë, por ju mund të jeni po aq të sigurtë për të vërtetën e ringjalljes së Tij dhe ta kuptoni se pse kjo kishte kaq shumë rëndësi për këta dymbëdhjetë burra. Kliko këtu për të mësuar më shumë për Jezusin dhe për fakte që e mbështesin ringjalljen e Tij: Përtej Besimit të Verbër.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More