Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Kush e krijoi Perëndinë?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Në qoftë se vjen diçka në ekzistencë, atëhere kjo duhet të jetë shkaktuar nga diçka apo dikush tjetër. Një libër e ka një autor. Një festë e ka një festënxitës apo organizator. Të gjitha gjërat që fillojnë të ekzistojnë, që kanë një fillim, e kanë një shkak në fillim e tyre.

Sillni në mendje universin. Fillimisht, shkencëtarët mbanin teorinë e “gjendjes statike”, që thotë se universi ka ekzistuar gjithmonë në pafundësi, pa patur dikur një fillim.

Megjithatë, të dhënat e tanishme kozmologjike flasin për “Big Beng”-un (Shpërthimi i Madh), si pikënisja e ekzistencës së universit. Universi ynë hapësinor-kohor-materie-energji, ka një fillim veçanërisht të dalluar dhe të vetëm.

Përderisa nuk ka ekzistuar përjetësisht, por filloi të ekzistojë (kishte një fillim të vetëm), atëhere një realitet tjetërlloj duhet ta ketë shkaktuar ose krijuar atë.(1)

Çdo gjë e vëzhguar në natyrë e ka një fillim. Megjithatë, Perëndia është në një kategori tjetër dhe kështu duhet të jetë. Perëndia është i ndryshëm nga gjithë natyra, njerëzimi dhe gjithçka tjetër që ekziston, në atë se Ai ka ekzistuar gjithnjë, i pavarur nga gjithçka që ka krijuar. Perëndia nuk është një qënie e varur, por vetëpërmbushës, vetëekzistues. Është pikërisht kjo mënyra se si e përshkruan Bibla atë dhe se si e ka zbuluar veten e tij Ai, të jetë. Po pse duhet të jetë i tillë Perëndia?

Universi ynë nuk mund të shpjegohet në një mënyrë tjetër. Nuk mund të ketë krijuar vetveten. Nuk ka ekzistuar përgjithnjë dhe s’mund të krijohet nga diçka tjetër, që është krijuar vetë nga një diçka tjetër.

Është e palogjikshme të përpiqesh të provosh se universi u krijua nga Perëndia, i cili është krijuar vetë nga një Perëndi i dytë më i fuqishëm, i cili ky vetë është krijuar nga një Perëndi i tretë edhe më i fuqishëm, e kështu me rradhë. Aristoteli e përmblodhi qartazi këtë çështje:

“Duhet të ekzistojë një realitet që shkakton, por që është i pashkaktuar në vetvete (ose një qënie që ndryshon [gjërat], por që është e pandryshueshme në vetvete).

Pse? Sepse në qoftë se ka një një rradhë të pafundme zbritëse shkaqesh, atëhere nga vetë përkufizimi, nuk mund të fillojë kurrë ky process.(2)

A dëshironi më shumë të dhëna për ekzistencën e Perëndisë? Ju lutemi të lexoni: A ekziston Perëndia?

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) Kenneth Richard Samples; Connections 2007; Quarter 3; www.reasons.org (2) Ibid.

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More