Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

A nuk mund të bëj qejf tani dhe të merrem me Perëndinë/Jezusin më vonë?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Pyetje: “Pse nuk mund një person ta pranojë Jezusin dhe të shpëtohet pas vdekjes? A duhet të shqetësohem për këtë tani?”

Përgjigjia jonë: Bibla thotë se “është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27). Tani është koha ose për ta zgjedhur ose për ta refuzuar Krishtin, jo më vonë.

Ajo që po propozon është që ti të jesh në gjendje ta jetosh jetën tënde si të duash në këtë botë, dhe më pas të kesh edhe parajsën. Por Perëndia nuk na lejon që të kemi edhe arrën, edhe gurin. Ai thotë: “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?” (Marku 8:36) Ti nuk mund të fitosh botën dhe të refuzosh Perëndinë pa humbur shpirtin tënd.

Nëse refuzon zbulesën që të ka dhënë Perëndia për Veten e Tij, duke shpresuar të merresh me Perëndinë më vonë, më vonë mund të mos e kesh mundësinë. Ne duhet të reagojmë pozitivisht sot ndaj çfarëdo zbulese që Ai na ka dhënë… “Sot nëse e dëgjoni zërin e Tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja” (Hebrenjve 4:7). Ta refuzosh Perëndinë sot me shpresën për ta pranuar Atë nesër do të thotë të ngurtësosh zemrën tënde ndaj Tij sot.

Poshtë pyetjes tënde gjendet keqkuptimi se ti e di se çfarë është më e mira për jetën tënde. Ti e di se si duhet ta jetosh jetën, dhe supozon se nuk ka të bëjë me Perëndinë/Krishtin për momentin. Por e ke gabim. Perëndia është Ai që e di se çfarë është më e mira për jetën tënde sot, dhe çfarë është më e mira është Ai Vetë.

Jezusi tha: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që nëpërmjet Tij bota të shpëtohet. Ai që beson në Të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë. Tani gjykimi është ky: drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.”

Të lutem, mendoje edhe një herë atë që po propozon. Perëndia është Perëndi, Krijuesi, vetë arsyeja që ti ekziston, e vetmja Qënie e Përjetshme, ai i cili di gjithçka dhe që mund të jetë në më shumë se një vend njëkohësisht. Ai është shumë më superior se ne në çdo aspekt. Si rrjedhim duhet t’a përulim veten tonë para Tij. Kjo është gjë e mençur. Nëse dëshiron ta jetosh jetën pa Perëndinë, Perëndia do ta lejojë këtë gjë. Megjithatë, kjo jetë–jeta që ke zgjedhur të jetosh sipas pëlqimit tënd–do të jetë shpërblimi yt i vetëm. Të mos harrojmë se “Perëndia nuk vihet dot në lojë: sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.”

Bibla thotë se kjo botë dhe lakmitë e saj janë kalimtare (1Gjonit 2:17). A do ta shkëmbeje një kohë të shkurtër qejfi (sipas versionit tënd) me një përjetësi të lumtur? Shumë njerëz e bëjnë. Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ai përveçse nëpërmjet meje (Gjoni 14:6). Ai gjithashtu tha: “Unë kam ardhur që ata të mund të kenë jetë dhe ta kenë atë me bollëk” (Gjoni 10:10). Perëndia ofron jo vetëm jetë të përjetshme, por një jetë me shumë bollëk në këtë jetë (qejf shpirtëror). Por kërkohet besim për ta kuptuar dhe për ta zgjedhur. A do t’i besosh asaj çfarë thotë Perëndia apo do t’i zësh besë gjykimit tënd për gjërat? Kjo është çështja.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More