Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

A është i mirë Zoti?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF
 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Transkripti i videos:

A është i mirë Zoti?
Nëse po, atëhere pse ekzistojnë vuajtjet dhe e keqja?

Për një moment le të supozojmë që Zoti është i gjithëpushtetshëm.
Kjo do të thotë që Zoti mund të bëjë çdo gjë që është e mundur nga ana logjike.
Pra Ai mund të krijojë galaktikat. Grimcat subatomike, pyjet e shiut dhe ty.

Por Zoti nuk mund të krijojë diçla që nuk është e mundur nga ana logjike.
Ai nuk mund të krijojë një rreth katërkëndësh,apo një shkop që ka vetëm një fund.
Pra, a mund të krijojë Zoti një shkëmb aq të madh sa Ai vetë nuk mund ta ngrejë? Jo!

Po nëse, kur Zoti krijoi njerëzimin të dëshironte që ata të ishin të lirë?
Liria është diçka e mirë, por nëse njerëzimi duhet të jetë i lirë, ata nuk mund të detyrohen ti binden Zotit,sepse liria pa të drejtën e zgjedhjes është si një rreth katërkëmbësh: është një kontraditë logjike. Pa të drejtën e zgjedhjes nuk ka liri.

Zoti nuk donte robotë. Ai donte njerëz të vërtetë.

Njerëzot e parë u pajisën me fuqinë e zgjedhjes së lirë,abuzuan me këtë liri. Pasojat tragjike të zgjedhjeve të këtyre të këqia dhe të zgjedhjeve tona të këqia u përhapën në të gjithë botën.
Zoti është përgjegjës për faktin që na lirinë, por njerëzit janë përgjegjës për mënyrën se si e përdorin këtë liri.

Por, le të mos harrojmë, që ne nuk vuajmë vetëm.Zoti do tju japë fund vuajtjeve dhe së keqes.
Zoti u bë njeri që të vuante bashkë me ne. Zoti është i mirë dhe Ai dëshiron që njerëz realë, si ti, ta njohin Atë, por zgjedhja të takon ty.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More