Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Burimi i një jete të ndryshuar

A keni gjetur veten ndonjëherë duke thënë: “E urrej jetën që po bëj”? Si mund të përjetojë një person ndryshim të vërtetë të jetës? Ndryshim pozitiv?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

nga Xhosh Mekdauell (Josh McDowell)

Kisha mall të isha i lumtur. Doja të isha një nga njerëzit më të lumtur në tërë botën. Gjithashtu doja jetë me kuptim. Po kërkoja përgjigje për pyetjet:

  • “Cili jam unë?”
  • “Pse vallë gjendem këtu?”
  • “Ku po shkoj?”

Më shumë se kaq, doja gjithashtu të isha i lirë. Doja të isha një nga njerëzit më të lirë në tërë botën. Liri për mua nuk do të thoshte thjesht të bëja atë çfarë doja të bëja–kushdo mund ta bëjë këtë. Për mua, liri do të thoshte të kisha fuqinë për të bërë atë çfarë e dija se duhet të bëja patjetër. Shumica e njerëzve e dinë se çfarë duhet të bëjnë, por nuk e kanë fuqinë për ta bërë. Kështu që fillova të kërkoja për përgjigje.

Ku mund të gjejë dikush ndryshim pozitiv?

Dukej sikur pothuajse kushdo ishte i përfshirë në një lloj besimi fetar, kështu që bëra atë që m’u duk e drejtë dhe shkova në kishë. Duhet të kem qëlluar në kishën e gabuar, sepse vetëm sa më bëri të ndihesha më keq. Shkoja në kishë në mëngjes, drekë dhe mbrëmje, por nuk dha rezultat. Jam shumë praktik, dhe kur diçka nuk funksionon, e lë atë. Kështu, hoqa dorë nga feja.

Filloja të pyesja veten nëse prestigji ishte përgjigjia. Qenia udhëheqës, pranimi i ndonjë kauze, përkushtimi ndaj saj dhe të bërit i njohur mund të japë rezultat, mendova. Në universitetin që frekuentova, studentët udhëheqës mbanin kuletën dhe kapadajiseshin përqark. Kështu që konkurova për presidencën e studentëve të vitit të parë dhe fitova. Ishte e mrekullueshme që të gjithë më njihnin, që merrja vendime dhe shpenzoja paratë e universitetit për të ftuar folësit që doja. Ishte e mrekullueshme, por m’u mërzit si çdo gjë tjetër që kisha provuar. Zgjohesha mëngjesin e së hënës (zakonisht me dhimbje koke për shkak të një nate më parë) dhe qëndrimi im ishte: “Mirë pra, ja edhe pesë ditë të tjera.” Duroja nga e hëna deri të premten. Lumturia vërtitej rreth tri netëve në javë–e premte, e shtunë dhe e dielë. Më pas rrethi vicioz fillonte sërish nga e para.

Duke kërkuar ndryshim të jetës, ndryshim pozitiv

Dyshoj se pak njerëz në universitetet dhe kolegjet e këtij vendi ishin më të sinqertë në përpjekjet për të gjetur kuptimin, të vërtetën dhe qëllimin në jetë sesa isha unë.

Gjatë asaj kohe vura re një grup të vogël njerëzish–tetë studentë dhe dy anëtarë të katedrës. Kishte diçka ndryshe në jetët e tyre. Dukej se ata e dinin arsyen përse besonin në atë që besonin. Gjithashtu, ata dukej se dinin se ku po shkonin.

Njerëzit të cilët fillova t’i vë re thjesht nuk bisedonin për dashurinë–ata e vinin atë në praktikë. Dukej sikur ata ecnin mbi rrethanat e jetës universitare. Ndërsa kushdo tjetër dukej i mbingarkuar, ata paraqisnin një gjendje emocionale të kënaqshme dhe të paqtë për veten e cila nuk ndikohej nga rrethanat. Ata zotëronin një burim të vazhdueshëm të brendshëm gëzimi. Si për inatin tim, ata ishin të lumtur. Ata kishin diçka që unë nuk e kisha.

Liri do të thoshte të kisha fuqinë për të bërë atë çfarë e dija se duhet të bëja patjetër. Shumica e njerëzve e dinë se çfarë duhet të bëjnë, por nuk e kanë fuqinë për ta bërë.

Si çdo student, kur dikush ka diçka që nuk e kam, unë e dua atë gjë. Kështu që vendosa të bëhesha mik me këta njerëz intrigues. Dy javë pas vendimit ishim të ulur të gjithë rreth një tavoline në një sallë të Unionit Studentor–gjashtë studentë dhe dy anëtarë të katedrës. Biseda nisi të sillej rrotull Perëndisë.

Duke bërë pyetje për ndryshim të jetës, ndryshim pozitiv

Ata po më mërzitnin, kështu që më në fund ia hodha sytë njërës prej grupit, një vajze të bukur (mendoja se gjithë të krishterët janë të shëmtuar); dhe u mbështeta në karrige (nuk doja që të tjerët të mendonin se isha i interesuar) dhe u thashë: “Pa më thoni, ç’e ndryshoi jetën tuaj? Pse jetët tuaja janë kaq ndryshe nga jetët e të tjerëve në qytetin studenti?”

Vajza e re duhet të ketë patur bindje të thella. Ajo më pa drejt e në sy dhe tha dy fjalë që nuk i kisha menduar kurrë si pjesë e zgjidhjes në një universitet: “Jezu Krishti”.

Unë i thashë: “Oh, për hir të Zotit, mos fol budallallëqe. Jam ngopur me fenë. Jam ngopur me kishën. Jam ngopur me Biblën. Mos më fol budallallëqe në lidhje me fenë.”

Ajo ma ktheu: “Hej, nuk thashë feja, thashë Jezu Krishti.” Ajo theksoi diçka që nuk e kisha ditur më parë: Krishterimi nuk është fe. Feja ka të bëjë me përpjekjet e njerëzve për shkuar tek Perëndia përmes veprave të mirë; krishterimi është Perëndia që erdhi tek njerëzit nëpërmjet Jezu Krishtit për t’u ofruar një marrëdhënie me veten e Tij.

Ndosha ka më shumë njerëz me keqkuptime për krishterimin në universitete sesa në ndonjë vend tjetër. Disa kohë më parë takova një asistent profesor i cili tha se “cilido që hyn në një kishë bëhet i krishterë.” Unë iu përgjigjia: “A të bën hyrja në një garazh makinë?” Mësova se i krishteri është ai i cili beson me gjithë zemër në Krishtin.

Ndërsa konsideroja krishterimin, miqtë e mi të rinj më sfiduan ta shqyrtoja nga ana intelektuale jetën e Jezusit. Zbulova se Buda, Mohamedi dhe Konfuci nuk pretenduan kurrë të ishin Perëndi, por Jezusi e bëri këtë gjë. Miqtë më kërkuan të shqyrtoja faktet në lidhje me hyjninë e Jezusit. Ata ishin të bindur se Jezusi ishte Perëndi në formë njerëzorë i cili vdiq në kryq për mëkatet e njerëzimit, se u varros, se u ngall tri ditë më vonë dhe se mund të ndryshonte jetën e një personi sot.

Ndërsa konsideroja krishterimin, miqtë e mi të rinj më sfiduan ta shqyrtoja nga ana intelektuale jetën e Jezusit.

Mendoja se kjo ishte një farsë. Në fakt, mendoja se shumica e të krishterëve ishin idiotë shëtitës. Kisha takuar disa. Prisja derisa një i krishterë të shprehte mendimin e vet në klasë në mënyrë që t’ia nxija jetën, duke dalë madje edhe para profesorit. Mendoja se nëse një i krishterë kishte një qelizë të trurit, ajo do t’i vdiste nga vetmia. Aq dija.

Por këta njerëz më sfiduan herë pas here. Më në fund, e pranova sfidën e tyre. E bëra nga krenaria për t’i kundërshtuar ata, duke menduar se nuk kishte fakte. Mendoja se nuk kishte asnjë provë për t’u shqyrtuar.

Pas shumë muaj studimi, mendja ime arriti në përfundimin se Jezu Krishti duhet të kishte qenë ai që tha se ishte. Kjo nxorri në shesh një problem. Mendja më thoshte se e gjitha kjo ishte e vërtetë, por vullneti po më çonte në një drejtim tjetër.

Zbulova se të bërit i krishterë ishte shumë shkatërruese mbi egon. Jezu Krishti e sfidoi drejtpërsëdrejti vullnetin tim për t’i besuar atij. Le ta parafrazoj atë: “Ja! Po kam qëndruar tek dera duke trokitur vazhdimisht. Nëse ndonjë më dëgjon duke e thirrur emrin e tij dhe e hap derën, unë do të hyj brenda” (Zbulesa 3:20). Nuk doja t’ia dija nëse Krishtin kishte ecur mbi ujë apo e kishte kthyer ujin në verë, nuk doja njeri të më ndërhynte në punët e mia. Për mua kjo ishte mënyra më e shpejtë për të prishur argëtimin. Pra, mendja më thoshte se krishterimi ishte i vërtetë ndërsa vullneti më arratisej.

Më i vetëdijshëm se e urrej jetën time

Sa herë që isha rrotull atyre të krishterëve entuziastë, fillonte konflikti. Nëse keni qenë ndonjëherë rrotull njerëzve të lumtur kur vetë jeni përtokë, e kuptoni se si mund t’ju bezdisin. Ata ishin kaq të lumtur dhe unë isha kaq përtokë aq sa me gjithë mend ngrihesha dhe largohesha nga salla e unionit studentor. Arriti deri aty sa shkoja në shtrat në orën dhjetë të mbrëmjes dhe nuk më zinte gjumi deri në katër të mëngjesit. E dija se duhej ta hiqja nga mendja para se të më linte mendja! Më në fund mendja ime dhe zemra ime u lidhën më 19 dhjetor 1959, ora 8:30 p.m. gjatë vitit të dytë të universitetit–u bëra i krishterë.

Atë mbrëmje u luta për katër gjëra që të nisja një marrëdhënie me Jezu Krishtin e cila ka transformuar jetën time që nga ajo kohë. Së pari, thashë: “Zoti Jezus, falëminderit që vdiqe në kryq për mua.” Së dyti, thashë: “Të rrëfej ato gjëra në jetën time të cilat nuk të pëlqejnë dhe të kërkoj të më falësh dhe të më pastrosh.” Së treti, thashë: “Pikërisht tani, sipas mënyrës më të mirë që di, e hap derën e jetës dhe zemrës dhe të besoj ty si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Merr kontrollin e jetës sime. Më ndrysho nga brenda jashtë. Më bëj personin që më krijove të jem.” Gjëja e fundit për të cilën u luta ishte: “Faleminderit që erdhe në jetën time për shkak të besimit tim.” Ishte një besim i bazuar jo mbi paditurinë, por mbi faktet e historisë dhe të Fjalës së Perëndisë.

Jam i sigurt se keni dëgjuar njerëz të ndryshëm fetare për përjetimin e tyre shpërthyes. Mirëpo, pasi u luta, nuk ndodhi ndonjë gjë. Dua të them asgjë. Nuk më dolën gjë krahë fluturues. Në fakt, pasi mora atë vendim, u ndjeva më keq. Ndjeva sikur me të vërtetë do të kisha të vjella. Oh, jo, mendova, ku e fute veten tani? Vërtet u ndjeva sikur isha zhytur thellë drejt fundit (dhe jam i sigurt se disa njerëz mendojnë kështu!).

Perëndia dhe ndryshimi i jetës, ndryshim pozitiv

Por në gjashtë muaj deri në një vit e gjysëm, mësova se nuk ishta zhytur thellë drejt fundit. Jeta ime u ndryshua. Një herë pata debat me shefin e departamentit të historisë në universitetin Miduestern, dhe i thashë se jeta ime kishte ndryshuar. Ai më ndërpreu me këto fjalë: “MekDauell, po përpiqesh të më thuash se vërtet Perëndia e ndryshoi jetën tënde në shekullin e 20-të? Cilat fusha?” Pas 45 minutash ai tha: “OK,kaq mjafton.” Më lejoni t’ju them disa nga gjërat që ndava me të dhe auditorin atë ditë.

Por në gjashtë muaj deri në një vit e gjysëm, mësova se nuk ishta zhytur thellë drejt fundit. Jeta ime u ndryshua.

Një fushë që ndryshoi Perëndia ishte nervozizmi im. Gjithnjë më duhej të merresha me gjëra. I bija tejpërtej qytetit studenti dhe mendjen e kisha si një vorbull ere plot konflikte të cilat vërtiteshin përqark mureve. Ulesha dhe mundohesha të studioja, por nuk mundja. Pak muaj pasi mora vendimin për Krishtin, u zhvillua një lloj paqeje mendore. Mos më keqkuptoni. Nuk e kam fjalën tek mungesa e konfliktit. Ajo çfarë gjeta tek kjo marrëdhënie me Jezusin nuk ishte mungesa e konfliktit, por aftësia për t’u përshtatur me të. Nuk do ta shkëmbeja me asgjë në botë.

Një fushë tjetër që nisi të ndryshojë ishte inati im i keq. Unë shpërtheja edhe sikur vetëm të më shikonte me inat. Ende kam shenjat nga përleshja kur gati sa s’e vrava një student gjatë vitit të parë të shkollës. Inati ishte bërë aq pjesë e jetës sime sa nuk përpiqesha për ta ndryshuar me vetëdije këtë fushë. E kalova krizën e inatosjes vetëm atëherë kur e kuptova se inati nuk gjendej brenda meje! Vetëm një herë pas 14 vitesh kam shpërthyer (dhe pastaj në atë rast u përpoqa ta rregulloja punën për gjashtë vjet!)

Ndryshim pozitiv mbi urrejtjen

Ka një fushë për të cilën nuk jam krenar, por po e përmend, pasi shumë njerëz duhet të kenë të njëjtin ndryshim në jetët e tyre dhe unë e gjeta burimin e ndryshimit: një marrëdhënie me Jezu Krishtin. Kjo fushë është urrejtja. Kisha shumë urrejtje në jetën time. Nuk është se e shfaqja jashtë, por ishte një lloj bluarjeje nga brenda. U hiqja vizën njerëzve, gjërave, çështjeve të ndryshme.

Por një njeri e urreja më shumë se këdo tjetër në botë: babanë tim, e urreja deri në fund. Për mua ai ishte pijaneci i qytetit. Të gjithë e njihnin babain për të tillë. Shokët talleshin me mua për zvarritjet e tij nëpër trotuaret e qytetit. Ata nuk mendonin se kjo gjë më shqetësonte. Isha si gjithë njerëzit e tjerë–nga jashtë dukesha i qeshur, por po ju them se nga brenda më vinte të qaja. Kishte raste kur shkoja në hangar dhe shihja nënën të rrahur kaq keq, aq sa nuk mund të ngrihej dot në këmbë, të shtrirë pranë bajgave të lopëve. Kur na vinin miq, e nxirrja babain jashtë, e lidhja brenda në hangar dhe e parkoja makinën pas hambarëve. Iu thoshim miqve se iu desh të dilte për një punë urgjente. Nuk mendoj se ndokush mund ta ketë urryer dikë më shumë se ç’kam urryer unë tim atë.

Pasi mora vendimin për Krishtin, ai hyri në jetën time dhe dashuria e tij ishte kaq e fortë saqë e mori urrejtjen dhe e ktheu përmbys. Isha në gjendje ta shikoja tim atë drejt e në sy e t’i thoja: “Babi, të dua.” E kam me të vërtetë. Pasi disa gjërash që kisha bërë, ato e shkundën atë.

Pasi mora vendimin për Krishtin, ai hyri në jetën time dhe dashuria e tij ishte kaq e fortë saqë e mori urrejtjen dhe e ktheu përmbys.

Kur kalova në një universitet privat, pata një aksident të rëndë me makinë. Me qafë të ndrydhur, më dërguan në shtëpi. Nuk do ta harroj kur babi hyri në dhomë. Ai më pyeti: “Bir, si mund të duash një baba si puna ime?” Unë ia ktheva: “Babi, gjashtë muaj më parë të përçmoja.” Më pas i fola babit për përfundimet që kisha arritur në lidhje me Krishtin: “Babi, unë e lejova Jezu Krishtin në hyjë në jetën tim. Nuk mund ta shpjegoj plotësisht, por si rezultat i asaj marrëdhënieje, kam gjetur aftësinë të dua dhe të pranoj jo vetëm ty, por edhe njerëzit e tjerë ashtu siç janë.”

Dyzet e pesë minuta më vonë ndodhi një nga ngjarjet më të mëdha të jetës sime. Një pjesëtar i familjes sime, dikush i cili më njihte kaq mirë, saqë nuk mund t’i fshihja as më to voglën gjë, më tha: “Bir, nëse Perëndia mund të bëjë në jetën time atë që kam parë të bëjë në jetën tënde, atëherë dua t’ia jap Atij këtë mundësi.” Pikërisht në atë vend, im atë u lut bashkë me mua dhe i besoi Krishtit për faljen e mëkateve të tij.

Zakonisht ndryshimet ndodhin pas disa ditësh, javësh, muajsh ose edhe një viti. Jeta e tim eti u ndryshua mu përpara syve të mi. Ishte sikur dikush të kishte zgjatur dorën dhe të kishte ndezur dritën. Nuk kam parë ndonjëherë ndryshim kaq të shpejtë para apo pas kësaj ngjarjeje. Babi e preku uiskin vetëm një herë pas vendimit të tij. E çoi deri në buzë dhe kaq. Kam arritur në një konkluzion. Një marrëdhënie me Jezu Krishtin ndryshon jetë.

Ndryshim i jetës, ndryshim pozitiv

Ju mund ta përqeshni krishtërimin. Mund ta përbuzni dhe ta vini në lojë, por ai jep rezultat. Ai ndryshon jetë. Nëse ju i besoni Krishtit, filloni t’i vëzhgoni qëndrimet dhe veprimet tuaja, sepse Jezu Krishti ka si profesion ndryshimin e jetëve.

Por krishtërimi nuk është diçka që mund t’ua ushqesh të tjerëve me zor siç bën me gjelat e Vitit të Ri. Gjithçka që mund të bëj është t’ju them atë që kam mësuar. Para së gjithash, është vendimi juaj.

Ndoshta lutja që bëra, do t’ju ndihmonte: “Zot, kam nevojë për ty. Falëminderit që vdiqe në kryq për mua. Më fal dhe më pastro. Pikërisht tani të pranoj ty si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Më bëj personin që ti dëshiron të jem. Në emër të Jezusit. Amen.”

 Sapo e ftova Jezusin në jetën time (këtu do të gjeni informacion të dobishëm)...
 Mbase dëshiroj ta ftoj Jezusin në jetën time, ju lutem ma shpjegoni këtë më qartë...
 Kam një pyetje...

Xhosh Mekdauell (Josh McDowell) është një folës e autor i njohur si dhe përfaqësues i organizatës Instituti “Jeta e Re” . Ai ka shkruar më shumë se pesëdhjetë libra, duke përfshirë klasiket Më shumë se një zdrukthëtar dhe Prova që kërkojnë një vendim.

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More