Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Nëse njerëzit janë duke adhuruar zotin e “gabuar”, pse Zoti nuk mund t’i falë ata për faktin që kanë qenë të mashtruar?!

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Pyetje: “Pse Zoti nuk mund të kuptojë fetë e tjera e ti falë ata që janë te mashtruar (të larguar nga udha e Zotit)?”

Përgjigjia jonë: Kjo është një pyetje me vend. Nëse Zoti e fal mëkatin, pse atëhere ai nuk e fal dhe “mëkatin” e të qenit i mashtruar rreth besimit në Të? Pse njerëzit e sinqertë që bëjnë vetëm një gabim për fenë, nuk do ta kalojnë përjetësinë me Perëndinë?

Gjëja e parë që dua t’ju them është kjo: Zoti nuk është kapriçoz që disa ti falë dhe disa të tjerëve tua mohojë faljen. Në të vërtetë, Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit të përjetojnë faljen e mëkateve dhe ta kalojnë përjetësinë me Të. Ai thotë : “Zoti nuk është i ngadalshëm për të përmbushur qëllimet e tij, (disa këtë e quajnë vonesë ) por është i duruar ndaj jush, duke dashur që askush të mos dënohet por që të gjithë të vijnë në pendim. Por “Falja” nuk është i vetmi tipar dallues i Perëndisë, Ai është kompleks dhe ka shumë cilesi të tjera që do të thotë se Ai nuk mund t’a “injorojë” mëkatin. Mëkati ka pasoja.

Por pse është ky besimi në faljen e Krishtit kaq vendimtar? Pse Zoti s’mund veç ta “mbyllë njërin sy” ndaj mëkatit, t’a anashkaloje atë?

Ka disa arsye:

1-Perëndia është i shenjtë. Zoti nuk mund të tolerojë asnjë lloj mëkati. Kështu që çdo njeri ka një problem, jo veç disa prej nesh, sepse ne të gjithë jemi mëkatarë.

2- Perëndia është i drejtë. Një Perëndi i drejtë nuk mund të kthejë kokën nga ana tjetër dhe të bëjë sikur s’shikon kur ne bëjmë mëkat (siç do të bënte një gjysh me nipin kur gabon). Nëse Perëndia do të jetë i drejtë, atëherë të gjitha mëkatet duhet të dënohen. Në të njëjtën mënyrë nëse një gjykatës nuk i dënon kriminelët atëherë Ai nuk është një gjykatës i mirë. Zoti që e mbyll njërin sy para së keqes, nuk është i drejtë.

3-Perëndia është i mëshirshëm. Drejtësia nuk është e vetmja cilësi nga e cila karakterizohet Perëndia, nuk është gjithçka që mund të përfaqësojë Perëndinë. Dëshira e tij për të dhënë mëshirë do të thotë që ai do që të dënohet mëkati pa e marrë njerëzit gjithë ndëshkimin që mëkati meriton. Mëshira e tij siguroi një zëvëndësues për të mbartur dënimin e mëkatit: Jezusin.

4-Perëndia është dashuri. Ai e deshi aq shumë krijimin e tij, njerëzimin, sa vendosi të vuante vetë dënimin për mëkatet tona. Ai zgjodhi që të na zëvendësonte vetë duke paguar për mëkatin tonë ne mënyrë që Ai të na tregonte mëshirën dhe dashurinë e Tij për ne dhe në te njeten kohë të mbetej ashtu sic ishte ne natyrën e Tij i drejtë dhe i shenjtë.

Në pikëpamjen time, kjo është e vetmja mënyrë që Zoti mund të jetë i drejtë dhe i mëshirshëm, i shenjtë dhe i dashur në të njëjtën kohë.

Kështu nëse ndonjë beson në “fe te tjera” , pse Zoti s’mund të zbatojë sakrificën e Jezusit edhe për ta? Ose për të gjithë? Arsyeja është e thjeshtë dhe e dhimbshme. Jezusi e bëri të qartë që e vetmja mënyrë për të marrë dhuratën e faljes së mëkatit ishte të besosh në Të. Ai tha “Unë jam rruga e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.”(Gjoni 14:6). Po pse është kjo përgjigje besimi kaq kritike? Pse s’mund të gjejë zbatim vdekja dhe ringjallja tek ata që janë të sinqertë?

Për mua, përgjigjia gjendet tek kuptimi i qëllimit të Perëndisë në krijmin e njerëzve që në fillim. Zoti mund të kishte krijuar më shumë engjëj që do ta donin Atë automatikisht, por ai krijoi njerëzit, dhe i krijoi sipas imazhit të tij. Pjesë e imazhit, (siç e mendoj unë) është që ne kemi kapacitet të ngjashëm me atë të Perendisë për të zgjedhur. Perëndia e krijoi njeriun me aftësinë e zgjedhjes për t’a dashur ose jo Atë. Ai na ka krijuar me vullnet të lirë për të zgjedhur të bëjmë atë që Zoti do, ose atë që ne duam.

Djali im i vogël ka një arush që kur e shtyp tek putra, dhe pasi i bën pyetje dhe pret për të marre përgjigje. Ai do të thotë”Kush është ngjyra jote e preferuar?” pas përgjigjes tënde, thotë: “Kjo është edhe ngjyra ime e preferuar” Rastësisht arushi do të thotë: “të dua shumë”, dhe “ti je miku im më i mirë”. Por edhe pse arushi imiton gjërat e gjetura në një miqësi të vertetë, kjo nuk është miqësi e vërtetë. Arushi nuk të do ty me të vërtetë, ai thjesht thotë ato që i përcjell chip-i (që e ka të regjistruar). Arushi do t’u thoshte të njëjtën gjë të gjithëve. Edhe Perëndia mund ti krijonte njerëzit në mënyrë të tillë si qenie të programuara që ta donin atë automatikisht pa patur mundësinë për të zgjedhur. Por nuk do te kishte vlerën që ka dashuria e qenieve që kanë të drejtën e zgjedhjes. Por kjo zgjedhje do të thotë që njerëzit mund të zgjedhin të mos e duan Atë dhe vendosin të mos e duan Atë. Kjo e lëndon shumë Perëndinë. Por kjo mundësi zgjedhjeje i bën veprimet kuptimplota. Veprimi nuk është i detyruar, por ka pasoja.

Dhe pasojat janë: që ne jemi përgjegjës se si i përgjigjigjemi ofertës së Zotit për falje, dhe dëshmisë së tij (fakteve që ai na dha). Rom1:18-20 thotë :” Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi, meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre , Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.”

Pra drejtësia e Perëndisë është e përsosur, dhe të gjithë jemi të pafalshëm sepse të gjithë e kemi dëshminë e atributeve të Tij hyjnore. Kështu që njerëzit nuk duhet të ndjekin çdo lloj rruge për të njohur Zotin, por veç rrugën që Zoti ju ka dhënë fakte (dëshmi ) që ta ndjekin. Dhe kjo rrugë i udhëheq në nevojën për një shpëtimtar, dhe për Jezusin. Në këtë mënyrë është e qartë që jo të gjitha rrugët janë të njëjta (të barabarta), dhe gjthashtu sinqeriteti nuk të drejton në çdo rrugë. Ne të gjithë meritojmë të jemi të ndarë nga Perëndia për shkak të mëkateve tona. E vetmja mënyrë që të zgjidhim problemin me mëkatin është që : dikush tjetër të paguajë për ne. Vetëm Jezusi, Zoti i mishëruar mund të jetë zëvendësimi për mëkatin. Të hedhësh poshtë ofertën e Jezusit dhe ndjekësh rrugën e përpjekjes për t’u bërë “mjaftueshëm i mirë” është problemi.

Ndonjëherë është shumë e vështirë për të kuptuar rrugën e ngushtë dhe të vështirë për tek Perëndia. E di që zemra ime dëshiron të shikoj më shumë njerëz në parajsë, ashtu siç edhe vetë Perëndia do. Arsyeja pse rruga është e ngushtë ka të bëjë me faktin se problemi i mëkatit tonë është jashtëzakonisht vëshirë që të tejkalojë natyrën e Perëndisë. Vetëm vepra e Tij zëvendësuese për ne mund të hapë rrugën për tek Ai. Jezusi nuk do t’a duronte më kot kryqin nëse nuk do të ishte e nevojshme. Por duke bërë këtë, Ai na ofron ne falje të plotë dhe na pret krahëhapur që ta njohim Atë dhe dashurinë që Ai ka për ne.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More