Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Kaq i organizuar, çuditërisht!

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Ca gjëra nuk ndryshojnë asnjëherë. Për shembull, një filxhan kafe i lënë mbi banak, gjithmonë ftohet. Uji gjithmonë ngrin në 0 gradë Celsius. Forca e rëndesës nuk vihet kurrë në dyshim. Po ashtu, rrotullimi i tokës mbaron në 24 orë, ditë pas dite.

Universi ynë është kaq i saktë saqë shkencëtarët e dinë se kur t`ia shtojnë një sekondë të vetme orëve tona! A nuk duket e çuditshme që universi ynë është kaq i rregullt?

Si ka mundësi që ne mund të identifikojmë ligjet e natyrës të cilat nuk ndryshojnë kurrë? Kurrë.

Kozmologu Sen Karoll (Sean Carroll) komenton se “Një ligj i fizikës është një system të cilit natyra i bindet pa asnjë përjashtim.”1

Sot shkencëtarët e marrin si të mirëqenë idenë se universi vepron në bazë të ligjeve. E gjithë shkenca bazohet në atë që autori Xhejms Trefil (James Trefil) e quan parimi i universalizmit: “Ky parim thotë se ligjet e natyrës që zbulojmë herë pas here në laboratorët tanë janë të vërteta kudo në univers dhe kanë vepruar gjatë gjithë kohës.”2

Ka akoma. Kur shkencëtarët e regjistrojnë atë që vëzhgojnë, shumë shpesh ata nuk përdorin thjesht fjalë dhe paragrafë. Ligjet e natyrës mund të dokumentohen me numra. Ato mund të maten dhe të llogariten në gjuhën e matematikës.

Edhe shkencëtarët më të mëdhenj janë habitur nga fakti se sa e çuditshme është ky fenomen. Nuk egziston asnjë nevojë llogjike për një univers i cili t`u bindet rregullave, e aq më tepër për një univers që i nënshtrohet rregullave të matematikës. Shpejtësia e dritës është njëlloj 297,600 km në sekondë, pavarësisht nëse drita vjen nga elektriku i një fëmije apo nga një yll që është shumë galaktika larg. Matematikisht, egziston një shpejtësi drite e saktë e cila nuk ndryshon.

Fizikanti Juxhin Uigner (Eugene Wigner) pranon se mbërthimi matematikor i natyrës “është diçka që prek kufijtë e të mistershmes dhe për të cilën nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm.”3 Riçcard Fejman (Richard Feyman), fitues i Çmimit Nobel për elektrodinamikën kuantike, ka thënë: “Arsyeja se pse natyra është matematike është një mister… Thjesht fakti që egziston rregullsia është një lloj mrekullie.”4

Kjo mahnitje buron nga të kuptuarit e faktit se universi nuk ka ndonjë arsye që të sillet në këtë mënyrë. Është e lehtë të imagjinosh një univers në të cilin kushtet ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme nga çasti në cast, apo edhe një univers në të cilin gjërat vijnë dhe dalin nga egzistenca pa ndonjë rregull të caktuar. Përkundrazi, shkencëtarët mbahen fort në besimin e tyre të hershëm në racionalitetin themelor të kozmosit.

Fizikanti Pol Dejvis (Paul C. Davies) komenton se: “…që të jesh shkencëtar, duhet që të kesh besimin se universi qeveriset nga ligje matematikore të besueshme, të pandryshueshme, absolute, universale të një origjine të paspecifikuar. Duhet të besosh se këto ligje nuk dështojnë, se ne nuk do të zgjohemi nesër dhe të zbulojmë se nxehtësia ka filluar të rrjedhë nga e ftohta në të ngrohtë, apo që shpejtësia e dritës ndryshon çdo orë. Nëpër vite, unë i kam pyetur shpesh kolegët e mi fizikantë se pse ligjet e fizikës janë këto që janë? … Përgjigja e preferuar është, “Nuk ka ndonjë arsye se pse janë këto që janë, thjesht janë dhe kaq.”5

Këto ligje mbeten të qëndrueshme edhe me kalimin e kohës. Të njëjtat ligje të natyrës që gjejmë mbi tokë qeverisin edhe një yll që është miliarda vite dritë larg. Një studim i kohëve të fundit ka konfirmuar se “një nga numrat më të rëndësishëm në fizikë, raporti i numrit të elekroneve dhe protoneve, është i njëjtë si në një galaktikë gjashtë miliard vite dritë larg ashtu edhe këtu në tokë, sipas kërkimeve të reja, duke i dhënë fund debatit se a ndryshojnë apo jo ligjet e natyrës në vende të ndryshme të universit.”6

Gjithë shkenca moderne bazohet në besimin se në univers egzistojnë ligje të arsyeshme. Kategoria kryesore e shkencëtarëve modernë të cilët kanë çuar përpara eksplorimin dhe zbulimin e këtyre ligjeve kanë qenë burra dhe gra të cilët besonin në egzistencën e një Perëndie të gjithëfuqishëm. Pse? Ata e perceptonin universin të nënshtruar ligjeve duke pasqyruar racionalitetin dhe madhështinë e Perëndisë. Ashtu si Perëndia është i qëndrueshëm, i pandryshueshëm, po kështu edhe shkenca ka një natyrë të qëndrueshme. Ata besonin se Perëndia e krijoi universin që të veprojë në bazë të ligjeve, sipas arsyes hyjnore dhe me bukuri të lavdishme.

Kjo është ndryshe nga njerëzit që besonin në shumë perëndi, të cilat ndikonin secila mbi universin sipas tempramentit ose tekave të veta. Në shoqëritë politeiste, perënditë ishin të paqëndrueshme dhe të pakërkueshme, dhe natyra qeverisej nga perëndi të cilat nuk mund të njiheshin nga njerëzit. Ata mendonin se sjellja e universit ishte po aq e mistershme sa perënditë e tyre, dhe rrallë mund të kishte mendime se gjërat ishin ndryshe. Koncepti i një universi të zbulueshëm, inteligjent dhe të rregullt që të ishte racional dhe i parashikueshëm, thjesht nuk bënte pjesë në botëkuptimin e tyre.

Ndjekësit e Krishtit, nga ana tjetër, besonin se Perëndia është racional, i mençur dhe me dëshirën për t`iu bërë i njohur njerëzve, pasi e kishin parë ta zbulonte veten e Tij në Jezu Krishtin. Në Bibël ka pohime të tilla si: “Meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta (njerëzit), sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt, cilësitë e Tij të padukshme, fuqia e Tij e përjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të Tij që nga krijimi i botës, shihen qartë.”7

Përparimet më të mëdha të shkencës moderne kanë ardhur nga njerëz që e besonin atë që thonë Shkrimet për Zotin, që… “Të gjitha gjërat janë krijuar me anë të Tij dhe në lidhje me Të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në Të.”8

Ata besonin se Perëndia ka krijuar çdo gjë dhe i ka rregulluar ato në një mënyrë racionale, për zbulimin dhe të mirën e njerëzimit, dhe për lavdinë e Perëndisë në mënyrë që ne të mund ta kuptojmë fuqinë dhe madhështinë e Tij teksa vëzhgojmë vera e Tij të madhërishme të krijimit. “Njutoni dhe bashkëkohësit e tij besonin se duke bërë shkencë ata po shpalosnin planin hyjnor për universin në formën e rregullsisë së tij matematiokre.”9

Disa nga shkencëtarët e mëdhenj puna e të cilëve u motivua nga besimi i tyre kanë qenë: Koperniku, Kepleri, Galileo, Brahe, Dekarti, Boili, Njutoni, Lajbnici, Gasendi, Paskali, Merseni, Kyvieri, Harvi, Daltoni, Faradei, Hersheli, Xhuli, Lajëlli, Lavuazeri, Prajstli, Kelvini, Omi, Amperi, Steno, Pastëri, Maksuelli, Planku, Mendeli.

Këta shkencëtarë ishin të bindur se Perëndia ka krijuar një univers të mrekullueshëm i cili mund të matej në mënyrë matematikore, duke çuar kështu në zbulime të sakta dhe të çmuara. Kjo çoi në zbulime të tilla si ligji i tretë i Keplerit që thotë se koha e rrotullimit të një planeti në fuqi të dytë është në përpjesëtim të drejtë me largësinë e tij mesatare nga dielli në fuqi të tretë. Si mund ta zbulonte këtë një njeri? Kepleri ia doli, kryesisht, sepse ishte i bindur se duhej të egzistonte një marrëdhënie e bukur matematikore e cila ishte e fshehur dhe priste që të zbulohej, dhe që ishte vënë aty nga një Perëndi i rregullit, intelekti i të cilit është shumë më lart se yni.

Sot, edhe shkencëtarët më laikë mendojnë se natyra ka jo vetëm rregullsi por edhe thjeshtësi dhe bukuri.

Pyetja pas kërkimeve shkencorë është e drejtë… pse është i rregullt universi? Për shumë prej fizikantëve, kozmologëve dhe biologëve që hodhën themelet e shkencës moderne, kishte një arsye të qartë: egziston një Perëndi i të gjitha gjërave dhe Ai është Perëndia racional dhe i dashur, i cili vazhdimisht e zbulon veten e Tij ndaj njerëzve dhe mban universin me fuqinë e Tij.10

Për prova të tjera mbi egzistencën e Perëndisë, ju lutemi shikoni “A ekziston Perëndia?”

Ato pjesë të këtij artikulli që flasin për natyrën e qëndrueshme të shkencës janë përshtatur nga libri “Çfarë ka kaq të veçantë krishtërimi” i Dinesh D`Souza, Regnery Publishing, Inc., 2007, Kapitulli 11.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) Sean Carroll, kozmolog në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, cituar nga The Neë York Times, nytimes.com; 2007 (2) James Trefil, Të lexosh mendjen e Perëndisë (Neë York : Anchor Books, 1989),1. (3) Eugene Wigner, “Efektiviteti i paarsyeshëm i matematikës në shkencat e natyrës”, në Douglas Campbell dhe John Higgins, eds., Matematika (Belmont, CA: Ëadsëorth, 1984), Vol.3, 117. (4) Richard Feynman, Kuptimi i gjithë kësaje: Mendime të një qytetari-shkencëtar (Neë York: BasicBooks, 1989), 43. (5) Paul C.Davies, fizikant, kozmolog, astrobiolog, në Universitetin Shtetëror të Arizonës; cituar nga edge.org/3rd_culture/davies07/davies07_index.html (6) Dr.Emily Baldwin; “Ligjet e Tokës aplikohen edhe në universin e largët”; AstronomyNow.com; Qershor 2008. (7) Romakëve 1:19,20 (8) Kolosianëve 1:16,17 (9) Paul C.Davies, cituar nga edge.org/discourse/science_faith.html (10) Hebrenjve 1:1-3; Kolosianëve 1:16-19; Gjoni 1:1-5; Isaia 40-66

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More